Aksident në hyrje të Lushnjës, ‘Benzi’ del nga rruga dhe përfundon në përrua, banorët e zonës shpëtojnë shoferin
23 Dhjetor 2024, 18:28 / AKTUALITET

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në hyrjen jugore të Lushnjës. Një automjet tip Benz me targa “AB 535ME” ka dalë nga rruga për shkaqe që ende nuk dihen dhe ka përfunduar dukrënë në përroin e Lunjës.
Rrjedha e ujit e ka nxjerrë mjetin nga ana tjetër ku disa persona që punojnë në bizneset aty pranë kanë nxjerrë shëndoshë e mirë pa lëndime drejtuesin që është transportuar me urgjencë në spital jashtë rrezikut për jetën.
Policia dhe zjarrfikësit e Lushnjës ndodhen në vendngjarje. Është kryer kontrolli në mjet dhe nuk ka pasur persona të tjerë veç drejtuesit.
Policia po disiplinon trafikun dhe po heton për shkaqet që çuan në daljen nga rruga të mjetit.
-
FMN i jep Ukrainës 1.1 miliardë dollarë
23 Dhjetor, 18:14 -
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
Besmir Semanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


