Aksident me vdekje në Elbasan, 64-vjeçarja përplaset nga automjeti dhe humb jetën

28 Dhjetor 2025, 17:44 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksident me vdekje në Elbasan, 64-vjeçarja përplaset nga

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi ka përplasur një 64-vjeçare. Si pasojë 64-vjeçarja ka humbur jetën.

31-vjeçari akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.

DVP Elbasan/Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin O. B., 31 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen. Sot, rreth orës 13:30, në aksin rrugor “Qafë Thanë–Librazhd”, automjeti që ai drejtonte ka përplasur shtetasen F. H., 64 vjeçe, këmbësore, e cila si pasojë ka humbur jetën.
Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

 

Po ndodh...