Aksident i rëndë tek Shkalla e Tujanit Përplasen dy automjete, humb jetën një 29-vjeçar

17 Prill 2025, 18:05 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksident i rëndë tek Shkalla e Tujanit Përplasen dy automjete,

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur në një aksident të ndodhur të ndodhur në “Shkallën e Tujanit”.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 16:55, në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit” automjeti me drejtues shtetasin O. N., rreth 35 vjeç është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. Sh., rreth 29 vjeç.

Si pasojë ka humbur jetën 29-vjeçari, si dhe është dëmtuar pasagjeri po në këtë automjet shtetasi H. L., rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

Po ndodh...

ide