Trafik droge i kamufluar me kompani turistike, arrestohet 37-vjeçari shqiptar në Mykonos

Policia greke ka goditur një grup kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike në ishullin e Mykonos dhe që dyshohet se drejtohej nga një 37-vjeçar shqiptar.
Sipas mediave greke, shqiptari përdorte një kompani transporti turistësh me furgonë për të kamufluar aktivitetin kriminal. Automjetet e kompanisë shërbenin jo vetëm për lëvizjen e anëtarëve të grupit, por edhe për shpërndarjen e drogës, kryesisht në qytetin e Mykonosit dhe në zonat me fluks të lartë turistësh.
Gjatë operacionit u arrestuan pesë anëtarë të organizatës, ndërsa hetimet tregojnë se aktiviteti kriminal kishte nisur në mesin e muajit prill. Fitimet e paligjshme nga shitja e drogës llogariten në rreth 700 mijë euro.
Kontrollet u zhvilluan në banesa dhe ambiente të përdorura nga grupi kriminal në Mykonos, Pire dhe Perama, ku policia sekuestroi rreth 4.5 kilogramë kokainë, kokainë rozë, kanabis, tableta me substanca farmaceutike, ketaminë dhe kërpudha halucinogjene.
Po ndodh...
Rikthimi te propozimet e Bashës dhe themelet e Shqipërisë së Re
ide
S'ka më “E Keqja më e Vogël”
Pse protesta rrezikon “Trekëndëshin e Bermudës” dhe partitë e reja?!
Evolucioni i një flamengoje të gjatë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128