Nga Venezuela, Kalifornia, te Japonia! A kanë lidhje tre tërmetet e fundit me njëra-tjetrën?! Ja çfarë thonë ekspertët
Sipas William Barnart, ndihmës koordinator i Programit të Rrezikut Sizmik pranë Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS), të gjitha këto tërmete ndodhën përgjatë kufijve të njohur të pllakave tektonike me aktivitet të lartë sizmik, por nuk kanë pasur lidhje shkak-pasojë me njëra-tjetrën. “Tërmetet ndodhin çdo ditë në të gjithë botën dhe shumica e tyre zhvillohen larg zonave të banuara. Ajo që ndodhi ishte thjesht një ditë e pazakontë, ku disa tërmete të forta u regjistruan në vende ku u ndien nga popullsia,” u shpreh Barnart. Edhe pse një tërmet i madh mund të ndikojë në zona të tjera, profesor Martin Hudson nga UCLA tha se është jashtëzakonisht e rrallë që ngjarje sizmike të shkaktojnë njëra-tjetrën në distanca prej mijëra kilometrash.
“Nëse analizojmë tërmetet e 100 viteve të fundit, nuk kemi parë raste ku tërmete kaq larg njëri-tjetrit të jenë të lidhur drejtpërdrejt,” tha Hudson. Ai shtoi se, ndryshe nga rastet në Kaliforni dhe Japoni, dy tërmetet e fuqishme në Venezuelë ka të ngjarë të kenë qenë të lidhura për shkak të afërsisë së tyre gjeografike, pasi një çarje tektonike mund të aktivizojë një tjetër aty pranë. Sipas ekspertëve, çdo vit regjistrohen dhjetëra tërmete me magnitudë mbi 7 në mbarë botën. Në rastin e Venezuelës, tragjedia u përkeqësua nga fakti se lëkundjet goditën një zonë të populluar, ku deri më tani janë konfirmuar mbi 200 viktima.
Po ndodh...
Rikthimi te propozimet e Bashës dhe themelet e Shqipërisë së Re
ide
S'ka më “E Keqja më e Vogël”
Pse protesta rrezikon “Trekëndëshin e Bermudës” dhe partitë e reja?!
Evolucioni i një flamengoje të gjatë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128