YouTuber-i i njohur publikon foto të Messit dhe Infantinos para Botërorit të Katarit

10 Nëntor 2025, 23:18 / SPORT ALFA PRESS

YouTuber-i i njohur publikon foto të Messit dhe Infantinos para

Rrjetet sociale janë ”pushtuar” nga disa imazhe “tronditëse” që pretendonin se Leonel Messi ishte takuar fshehurazi me zyrtarë të Katarit dhe presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, para fillimit të Botërorit 2022.

Fotot e publikuara nga një YouTuber i njohur madrilen me profil futbolli, u shfaqën si “ekskluzive botërore” dhe morën mbi 5.8 milionë shikime në X (Twitter), duke hapur rrugë për teori të shumta dhe akuza të ashpra.

Në imazhe, Messi shihej në një ambient zyrtar me një delegacion nga Katari dhe Infantino-n, gjë që shumë përdorues e interpretuan si “takim sekret” për të ndikuar Botërorin.

Pas bujës, u zbulua e vërteta: fotot janë të gjitha të krijuara nga inteligjenca artificiale.

Analiza më e imët e pamjeve nxori në pah shenja të qarta të manipulimit me AI, detaje të shtrembëruara në duar, drita të parregullta, ngjyra të pazakonta dhe përmasa joproporcionale, të cilat ekspertët i identifikuan lehtësisht.

Madje disa përdorues vunë re se disa objekte në tavolinë dhe në sfond ishin tipike të modeleve AI, jo realitetit.

 

Po ndodh...

ide