Vllaznia ndalet ndaj Vorës! Barazim zhgënjyes, Flamurtari mund Egnatian

Këtë të shtunë u zhvilluan ndeshjet e radhës së kampionatit shqiptar. Vllaznia nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola ndaj Vorës.
Pjesa e parë pati ritëm të kënaqshëm, me skuadrat që provuan të gjenin golin. Në fundin e fraksionit, ishte Kallaku që lëshoi sinjale të qarta “kërcënimi” nga shkodranët, ndërsa pak më vonë, në krahun tjetër, Kasalla shpërdoroi një rast të mirë shënimi për vendasit nga Vora.
Në pjesën e dytë, gjatë zhvillimit të një goditje dënimi, Çelikoviç realizon për mysafirët nga Shkodra, por festa nuk zgjat shumë, pasi goli anulohet për prekje me dorë. Pavarësisht rasteve, shifrat mbeten të njëjta deri në vërshëllimen finale të arbitrit. Vllaznia kryeson kampionatin me 60 pikë, ndërsa Vora është në vendin e shtatë me 32 pikë.
Në takimin tjetër, Egnatia u befasua në shtëpi. Kampionët u mundën 0-2 nga Flamurtari, 3 pikësh ky jetik për vlonjatët në luftën për mbijetesën. Takimet ishin të vlefshme për javën e 32-të të Superiores.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128