Përfshihet nga flakët tregu i fruta-perimeve në Durrës

18 Prill 2026, 17:47 / AKTUALITET ALFA PRESS

Përfshihet nga flakët tregu i fruta-perimeve në Durrës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës pasi është përfshirë nga flakët tregu i fruta-perimeve e për rrjedhojë tymi ka mbuluar zonën. 

Paraprakisht mësohet se një i moshuari i cili ka qenë i pranishëm në momentin e ngjarjes ka shafqur probleme shëndetësore për shkak të tymit që ka mbuluar zonën. Ndërsa raportohet se ai është nisur me urgjencë në spital.

Nga hetimet paraprake thuhet se zjarri ka rënë në një hapësirë ku ishin grumbulluar kuti kartoni ndaj thuhet se kjo ka favorizuar përhapjen e flakëve.

Ngjarja ka ngjallur ankthe e panik te banorët e zonës, por fatmirësisht bëhet me dije se ndërhyrja e zjarrfikëses ka qenë e menjëhershme ndaj situata është marrë nën kontroll.

Po ndodh...