Hormuzi, hapur apo mbyllur? Paralajmërimi i Trump për Iranin: Nuk na shantazhoni
Presidenti amerikan Donald Trump ka thyer heshtjen pasi Irani mbylli sërish Ngushticën e Hormuzit.
Gjatë një eventi në Shtëpinë e Bardhë, ai theksoi se negociatat Uashington-Teheran po vazhdojnë, por tregoi një lloj zemërimi me veprimet e fundit.
“Ne kemi biseda shumë të mira që po zhvillohen”, tha Trump përpara se të përdorte ironinë. “Janë bërë pak të lezetshëm, siç kanë qenë për 47 vite”, ishte deklarata e tij ndërsa shtoi dhe këtë paralajmërim: “Ata dëshironin që të mbyllnin sërish Gjirin, ashtu siç kanë bërë për shumë vite. Por, ata nuk mund të na shantazhojnë ne”.
Presidenti amerikan nënvizoi se do të ketë më shumë informacione për Ngushticën e Hormuzit deri në fund të ditës. “Ne po flasim me ta, po mbajmë një qëndrim të fortë. Kanë vrarë shumë njerëz”, përfundoi Trump. Këshilli i Sigurisë i Iranit thotë se është i vendosur të kontrollojë Ngushticën e Hormuzit deri në fund të luftës dhe e quan bllokadën e vazhdueshme të SHBA-së ndaj porteve iraniane një "shkelje të armëpushimit".
Kanali kryesor i transportit detar u rihap nga Irani të premten, por tani është mbyllur përsëri. Një anije cisternë dhe një anije kontejnerësh kanë raportuar sulme në brigjet e Omanit, thotë Qendra e Operacioneve Tregtare Detare e Mbretërisë së Bashkuar.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128