VIDEO/ Thellohet skandali! Momenti kur policia rumune largon flamurin shqiptar dhe nxjerr tifozët nga stadiumi

16 Nëntor 2024, 14:11 / SPORT ALFA PRESS

VIDEO/ Thellohet skandali! Momenti kur policia rumune largon flamurin shqiptar

Thellohet skandali që përfshi ndeshjen e Ligës së Kombeve, mes Rumanisë dhe Kosovës.

Thirrjet raciste në shkallët e stadiumit nga tifozët të cilët në kor lëshuan mesazhe antishqiptare dhe në mbështetje të Serbisë u shoqëruan edhe nga sjellja brutale e policisë rumune. Një grup i vogël i tifozëve që mbështesnin përfaqësuesen e Kosovës shpalosën në stadium flamurin kombëtar.

Siç duket nga pamjet, policia rumune ka ndërhyrë duke larguar flamurin kuqezi, ndërsa ka nxjerrë jashtë stadiumit me dhunë edhe tifozët.

Ndeshja Rumani-Kosovë u shoqërua me incidente të forta si në shkallët e stadiumit ashtu edhe në fushën e blertë. Tensioni që vinte nga ana e tifozerisë përmes thirrjeve të tyre raciste u reflektua në lojën e ekipeve teksa nuk munguan as përplasjet fizike. Duhet të vinte minuta e ’93-të e shtesës kur ndeshja do të ndërpritej pasi koret antishqiptare ishin intensifikuar. Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani u përplas fizikisht me një lojtar rumun në fundin e ndeshjes. Ekipi i Kosovës braktis fushën dhe i drejtohet dhomave të zhveshjes.

Disa minuta më pas arbitri kërkon rikthimin e lojtarëve në fushë për të zhvilluar minutat e mbetura, por futbollistët e përfaqësueses së Kosovës refuzojnë vazhdimin e lojës dhe për rrjedhojë ndeshja u ndërpre përfundimisht.

 

Po ndodh...