Berisha mbyll protestën: E dinim që policia na kishte ngritur kurth po shkuam vetë aty, ja vdekje ja liri!
Kreu i PD Sali Berisha ka folur pas përfundimit të protestës së sotme të opozitës, duke u ndalur te momenti që ndaloi marshimin e protestuesve, në bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Berisha u shpreh se kishin dijeni për kurthin e policisë, bllokimin e rrugës nga policia, por sërish zgjodhën vetë të shkonin në atë drejtim. Në fund ai e mbylli fjalimin me thirrjen: Ja vdekje, ja liri!
Sali Berisha: Bejeta jonë është për çdo qytetar, për dinjitetin e çdo shqiptari, është betejë për të ardhmen e Shqipërisë. Është kryengritje kundër regjimit më të keq, kundër mafies më të rrezikshme që Shqipëria ka njohur në tërë historinë e saj. Asgjë nuk do mund të na mposhtë ne pa nisur në burg Lubi Ballukun atje ku e ka vendin kjo hajdute e pafytyrë që për fytyrë ka vjedhjen dhe cinizmin, pa larguar nga pushtetit dhe pa dërguar para ligjit kriminelin Edi Rama. As terrori i policisë, as moti… Ja pse jemi ne në këmbë dhe asgjë s’na mposht. Edi Rama dije mirë se të ardhme nuk ke. Fundi yt është i pashmangshëm.
Protesta e radhës para apo pas rizgjedhjes tuaj në 23 maj?
Sali Berisha: Nuk kam një përgjigje, por protesta do të jetë e fuqishme. Edhe nëse bëhet para nuk ka asnjë lidhje. Çdo protestë e jona ka lidhje me një regjim antishqiptar, armik të qytetarëve shqiptarë.
Po ndodh...
Sali Llapa
ide
Republika e Hajdutëve!
Shqipëria, kjo anije e ngecur në zejen e vjedhjes!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128