Berisha proteston te Kryeministria, Rama e “thumbon” nga Elbasani

Edi Rama, ka thumbuar ditën e sotme, Sali Berishën, teksa ky i fundit proteston te Kryeministria me demokratët.
Nga Elbasani ku zhvilloi një takim me të rinj të apasionuar pas teknologjisë, Rama tha se në Shqipëri burrat janë ‘humbësa të këqinj’, pasi sipas tij, nuk e pranojnë humbjen dhe gabimet e veta, në mënyrë që t’i hapin rrugën një procesi për të ecur përpara.
Sipas Ramës, në mendjen e shqiptarëve kur humbin një garë, gjithmonë qëndron ideja se ‘ua kanë punuar’.
“Ndodh shpesh për shkak se përgjithësisht ne dhe sidomos burrat shqiptarë, të jemi humbës shumë të këqij. Humbësi i keq është ai që nuk arrin dot ta pranojë se ka merituar të humbë një ndeshje, një garë, një sfidë dhe insiston në faktin se i thotë imagjinata se i kanë bërë një hile, se dikush tjetër pa meritë i ka marrë atë që u takonte, se këtu nuk u jepet asnjëherë merita atij që i takon, se këtu dikush dha para dhe se dikush tjetër dha fjalën për një krushqi, etj, çka është edhe rruga për të vazhduar të jesh humbës. Ndërkohë që humbësit e mirë janë ata që i kthehen vetes dhe nuk rrinë të gjejnë arsye pas arsyesh duke fantazuar, ose nuk justifikohen me faktin që vërtetë në një rast mund të ketë ndodhur që të kenë humbur padrejtësisht, por motivojnë njëri-tjetrin si skuadër për të bërë gjënë e duhur dhe për të fituar ndeshjen e ardhshme. Kjo botë është e ëndërrimtarëve që guxojnë”, tha mes të tjerash Rama.
Po ndodh...
Sali Llapa
ide
Republika e Hajdutëve!
Shqipëria, kjo anije e ngecur në zejen e vjedhjes!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128