Mjegulla pushton segmentin “Kardhiq-Delvinë”/ Vështirësohet qarkullimi nga aksidentet rrugore, policia bën apel për më shumë kujdes
8 Maj 2026, 21:21 / AKTUALITET

Aksi rrugor Kardhiq – Delvinë, që nga dalja e tunelit dhe gjithë zona është pushtuar nga mjegulla e dendur që ka nisur mbasditen e sotme dhe është edhe në këto momente, duke vështirësuar kështu ndjeshëm qarkullimin e automjeteve.
Sipas burimeve policore nga situata e krijuar nga mjegulla e dendur janë bërë deri tani 5 aksidente që kanë rezultuar me dëme materiale. Policia rrugore e Sarandës ndodhet në këtë aks me patrullime duke udhëzuar drejtuesit e mjeteve për kujdes maksimal, të ulin shpejtësinë dhe të përdorin dritat në lëvizje.
Po ndodh...
Sali Llapa
Nga Bato Kosova
ide
Republika e Hajdutëve!
Nga Gjergji Nika
Shqipëria, kjo anije e ngecur në zejen e vjedhjes!
Nga Edison Ypi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128