Vedat Muriqi renditet mes 5 pretendentëve për ‘Këpucën e Artë’

5 Shkurt 2026, 14:59 / SPORT ALFA PRESS
Vedat Muriqi renditet mes 5 pretendentëve për ‘Këpucën

Gara për çmimin prestigjioz “Këpuca e Artë” europiane po bëhet gjithnjë e më e fortë, me dy nga sulmuesit më të mirë në botë, Harry Kane dhe Kylian Mbappe, që vazhdojnë të ndajnë vendin e parë në renditje.

Sulmuesi anglez i Bayern Munich dhe ylli francez i Real Madridit kanë grumbulluar nga 44 pikë secili, falë 22 golave të realizuar në kampionatet respektive.

Pas tyre renditet sulmuesi norvegjez i Manchester Cityt, Erling Haaland, i cili aktualisht ka 40 pikë dhe mbetet një pretendent serioz.

Ndërkohë, vëmendje të veçantë po tërheq edhe sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, i cili po kalon një sezon shumë të mirë me Mallorcan dhe renditet në mesin e pesë golashënuesve më të mirë në Evropë, me 30 pikë.

Çmimi “Këpuca e Artë” jepet mbi bazën e numrit të golave të shënuar gjatë sezonit, të shumëzuar me koeficientin e kampionatit përkatës sipas renditjes së UEFA-s.

Golat e realizuar në pesë ligat më të forta europiane – Angli, Itali, Spanjë, Gjermani dhe Francë – vlejnë nga 2 pikë, ndërsa golat në kampionatet e renditura nga vendi i gjashtë deri në të njëzetedytin vlejnë 1.5 pikë.

Në ligat e tjera, çdo gol vlerësohet me 1 pikë.

• Harry Kane (Bayern Munich) – 44 pikë

• Kylian Mbappé (Real Madrid) – 44 pikë

• Erling Haaland (Manchester City) – 40 pikë

• Igor Thiago (Brentford) – 32 pikë

• Vedat Muriqi (Mallorca) – 30 pikë

Po ndodh...

ide