Aroganca e Bashkisë Berat me qytetarët që kërkojnë rrugë: Protestoni sa të doni, rruga nuk bëhet

5 Shkurt 2026, 13:23 / POLITIKË ALFA PRESS
Aroganca e Bashkisë Berat me qytetarët që kërkojnë

Qytetarët e tre fshatrave në Berat kanë nisur një protestë para Bashkisë, për shkak të mungesës së rrugës. Mësohet se bashkë janë bërë banorët e fshatrave Gjeroven, Mbolan dhe Veleshnje, të cilët kanë protestuar para bashkisë për të kërkuar ndërtimin e rrugës.

Një përfaqësi prej katër personash nga protesta hyri brenda ambienteve të bashkisë për të diskutuar në lidhje me problemet e tyre. Ata u pritën nga kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Ceca, i cili u kishte thënë se edhe sikur grevë të bëjnë, rruga nuk do të ndërtohet.

Sipas protestuesve, Ceca u kishte thënë se nuk kanë fonde për të bërë rrugën. Ndërkohë që qytetarët u shprehen se qeveria i do vetëm në kohën e votimeve. 

“Bëmë takim me kryetarin. Ai na tha; nuk kemi fonde për të bërë rrugën. Ai tha; ‘bllokoni rrugën, bëni greva, bëni ça të doni. Nuk pyesim për ju’, na tha. Ata të gënjejnë tërë ditën. Vinë marrin votat dhe pastaj ikin. Nuk na dhanë shpresë, na thanë ‘s’kemi fonde!’”, tha njëri nga protestuesit.

Po ndodh...

ide