Kush është strategjia e protestës së opozitës?/ Berisha si gjithmonë: Betejë, deri në rrëzimin e Ramës

5 Shkurt 2026, 13:07 / POLITIKË ALFA PRESS

Kush është strategjia e protestës së opozitës?/ Berisha

Kryetari i PD-së, në një dalje për mediat, deklaroi si ka deklaruar gjatë këtyre viteve të fundit pa treguar plan konkret, se strategjia e opozitës është e qartë, betejë deri në rrëzimin nga pushteti të Edi Ramës.

Duke u ndalur te protesta e 10 shkurtit, Berisha pohoi se qytetarët kanë shumë motive për të protestuar kundër qeverisë.

Strategjia e PD është betejë gjer në rrëzimin e Ramës. Ai nuk ka legjitimitet. Jemi shumë mirënjohës sepse një qytetar që të zemërohet ndaj pushtetit të vendit tij, duhet të ketë motive të forta. Ndaj qytetarët e kanë motivet. Qeveria nuk ka legjitimitet, ka shndërruar zgjedhjet në farsë, ka vjedhur qindra mln euro, nuk do drejtësinë. Shqiptarët janë të vendosur.”, pohoi ai.

 

Po ndodh...

ide