Përfundon seanca paraprake, Kryemadhi del nga GJKKO me dosjen e provave: Më në fund i morëm!

5 Shkurt 2026, 15:56 / POLITIKË ALFA PRESS

Përfundon seanca paraprake, Kryemadhi del nga GJKKO me dosjen e provave:

Ish-kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka reaguar pas daljes nga seanca paraprake në çështjen penale ndaj saj dhe ish-Presidentit Ilir Meta.

Në një deklaratë për mediat, Kryemadhi u shpreh se prokurori ka përfunduar leximin e relacionit, të cilin ajo e cilësoi si një përsëritje të vazhdueshme të të njëjtave elemente, me synimin për të rritur artificialisht volumin e materialeve.

“Big Brother në versionin e SPAK-ut. Prokurori mbaroi relacionin dhe, për të thënë të drejtën, ishte përsëritje e të njëjtave gjëra disa herë, vetëm për të shtuar numrin e faqeve,” deklaroi Kryemadhi.

Ajo bëri të ditur se vetëm në përfundim të seancës iu dorëzua lista e provave, e cila, sipas saj, përbëhet nga mbi 40 faqe me materiale që ajo nuk i konsideron prova ligjore.

Në fund na u dorëzua lista e provave, rreth 40 e ca faqe, ku ka intervista, shkrime e gazeta. Për herë të parë, edhe në kohën e diktaturës këto nuk quheshin prova, por thirrej intervistuesi dhe merrej dëshmia në formën e provës,” tha Kryemadhi.

 

Po ndodh...

ide