Trajneri i Kosovës, Foda i drejtpërdrejtë: Vetëm fitorja bën punë për vendin e parë
Kosova ka udhëtuar drejt Rumanisë më synimin e qartë për të tentuar me çdo kusht fitoren në këtë transfertë të vështirë.
Në konferencën për shtypin një ditë para ndeshjes, trajneri gjerman, Franco Foda pranoi se është i detyruar të bëjë disa ndryshime në formacion për shkak të lëndimeve.
“Duke pasur parasysh mungesat që i kemi, do të detyrohemi të bëjmë disa ndryshime qoftë taktike, qoftë mënyrës së si do t’i qasemi kundërshtarëve, pasi kjo është e kuptueshme për shkak të mungesave që kemi.
Ndërsa sa i përket pyetjes nëse jemi këtu për të fituar, natyrisht se do të futemi në fushë për t’i marrë pikët e plota”.
Është e rëndësishme që të paraqitemi mirë edhe si skuadër, të jemi më agresivë, të jemi në zotërim të topit, kur nuk e kemi, të tentojmë ta rikuperojmë sa më shpejt.
Kemi 90 minuta për të arritur fitoren, nuk do të thotë që në sekondat e parë do të synojmë të marrin fitoren.
Nëse duam të arrijmë vendin e parë në grup, duhet ta fitojmë këtë ndeshje”, ka theksuar Foda.
Takimi mes Rumanisë dhe Kosovës fillon të premten (15 nëntor) në orën 20:45.
-
Kimmish gëzon bavarezët: Do e mendoj rinovimin me Bayerni-n
14 Nëntor, 17:26 -
Paparashikueshmëria, prova e pavarësisë së drejtësisë
ide
Socialistët edhe sikur të mos ekzistonte ‘Sali Berisha’, do duhet ta shpiknin atë
Një idiotizëm i ri politik: “grusht shteti” i qeverisë kundër opozitës
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128