Kimmish gëzon bavarezët: Do e mendoj rinovimin me Bayerni-n

14 Nëntor 2024, 17:26 / SPORT ALFA PRESS

Kimmish gëzon bavarezët: Do e mendoj rinovimin me Bayerni-n

Klubi dhe Joshua Kimmich janë në komunikim prej disa kohësh, por ende nuk është arritur një marrëveshje.

Sipas deklaratave të tij, Kimmich ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar për të ardhmen sportive. Kontrata e Joshua me Bayernin skadon për pak më pak se shtatë muaj.

Përgjegjësit në Mynih kohët e fundit kanë theksuar vazhdimisht se ata patjetër duan ta mbajnë mesfushorin për një afat të gjatë. Kur u pyet për statusin aktual, 29- vjeçari ishte i rezervuar: “Jam në kontakt me klubin dhe kështu do të qëndrojë”, shpjegoi ai të mërkurën në konferencën për shtyp te Gjermania.

Sipas Kimmish, humori mes tij dhe klubit është përmirësuar ndjeshëm në javët e fundit: “Ne e dimë se si ishte situata ime tetë deri në dhjetë javë më parë. Kishte ndjesinë, kur do të largohet më në fund Joshua? Tani ne shohim se sa shpejt mund të ndodhin gjërat në futboll. Ky është një vendim shumë, shumë i rëndësishëm në karrierën time. Vendimi duhet të konsiderohet me kujdes. Sigurisht që e kaluara luan një rol, por edhe e ardhmja. Do ta mendoj”, e tha kapiteni i Gjermanisë.

Ajo që është interesante, përkon me faktin se në fillim të 30-tave, Kimmich është në kulmin e tij si futbollist, por kontrata e radhës do të jetë ende “e fundit e madhe” për yllin e Bajernit.

Futbollisti ka plane të ndryshme për të ardhmen. “Nuk kam në plan të përfundoj karrierën time në ligën e dytë apo të tretë apo ta zvarrit atë në atë mënyrë”, përfundoi mesfushori i Kompanis.

 

Po ndodh...