Telashe në horizont për Kivun, dëmtim në gju për sulmuesin që po kthehej në protagonist për Interin

23 Dhjetor 2025, 15:02 / SPORT ALFA PRESS

Telashe në horizont për Kivun, dëmtim në gju për

Kthimi në Itali pas një paraqitje që la shumë për të dëshiruar në Superkupën që u luajt në Arabinë Saudite , është shoqëruar me një tjetër lajm të keq për Interin gjatë ditës së sotme.

Klubi ka bërë të ditur se gjatë stërvitjes së djeshme, sulmuesi Anzh-Joan Boni ka pësuar një dëmtim në gju. “Si pasojë e një ngjarje traumatike që ndodhi në stërvitjen e djeshme, Anzh-Joan Boni i është nënshtruar sot në mëngjes testimeve në institutin “Humanitas” në Rozano. Ato kanë zbuluar një ndrydhje të lehtë të gjurit të majtë. Gjendja e tij do të vlerësohet përsëri në javën e ardhshme”, shkruhej në njoftimin e klubit.

Kjo do të thotë se sulmuesi do të mbetet jashtë për të paktën dy javë, në një moment kur Boni po kthehej pak nga pak në një element shumë të rëndësishëm për Kivun, pasi po bëhej pjesë e rotacionit. Në këtë edicion ai ka luajtur 20 ndeshje, duke shënuar 5 gola në të gjitha kompeticionet .

Po ndodh...

ide