EMRAT/ Rrëmbimi dhe zhdukja e Leonard Thodhorit dhe Fatmir Sulovarit në 2023-in, Prokuroria e Sarandës dërgon në gjyq tre persona

23 Dhjetor 2025, 15:07 / AKTUALITET ALFA PRESS

EMRAT/ Rrëmbimi dhe zhdukja e Leonard Thodhorit dhe Fatmir Sulovarit

Prokuroria e Sarandës ka dërguar në gjyq tre persona në lidhje me rrëmbimin e Leonard Thodhorit dhe Fatmir Sulovarit në vitin 2023.

Në gjyq janë dërguar shtetasit Albi Mecini, Sebasatjan Lataj dhe Sofokli Baxherri ndaj të cilëve rëndojnë tre vepra penale: rrëmbimi dhe mbajtja peng e personit, deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore si edhe trafikimi i mjeteve motorike.

Ndërkohë vijojnë hetimet për gjetjen e shtetasve të rrëmbyer dhe identifikimin e personave të tjerë të dyshuar të përfshirë në këtë ngjarje.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Sarandë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasit A.M., S.B., dhe S.L. për veprat penale "Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore” dhe “Trafikimi i mjeteve motorrike” parashikuar nga nenet 109/3, 305/b dhe 141/a/2 të Kodit Penal.

Në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr.169/2023 dhe 369/2025 (ndarë nga procedimi penal nr.169/2023) në lidhje me ngjarjes e rrëmbimit të shtetasve L.Th. dhe F. S., dërgohet për gjykim çështja penale në ngarkim të të pandehurve si më poshtë:

1. A. M, i dyshuar për veprën penale "Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit” parashikuar në nenin 109/3 dhe 25 të K.Penal;

2.S. B,  i dyshuar për veprën penale “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore” parashikuar nga neni 305/b i K.Penal; dhe

3. S. L, dyshuar për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorrike” parashikuar nga neni 141/a/2 i K.Penal.

Nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë po vijojnë hetimet për gjetjen e shtetasve të rrëmbyer dhe identifikimin e personave të tjerë të dyshuar të përfshirë në këtë ngjarje.

Po ndodh...

ide