Urdhërarrest për shahistin e njohur në Rusi, Gjykata merr vendimin

Gjykata e Distriktit Zamoskvoretsky të Moskës ka urdhëruar arrestimin në mungesë të ish-kampionit botëror të shahut Garry Kasparov. Sipas asaj që është publikuar së fundmi, Kasparov i cili është konsideruar “agjent i huaj” nga Ministria e Drejtësisë e Rusisë.
Vendimi erdhi bazuar në Nenin 205.2 të Kodit Penal Rus, i cili mbulon thirrjet publike për terrorizëm dhe propagandë. Hetuesit paraqitën kërkesën për arrestimin e Kasparov më 22 dhjetor dhe të dhënat e gjykatës tregojnë se mocioni u miratua po atë ditë. Vendimi është planifikuar të hyjë në fuqi ligjore më 26 dhjetor ndërsa dënimi maksimal sipas këtij neni është deri në shtatë vjet burg.
“Gjykata urdhëroi arrestimin në mungesë të Kasparovit për dy muaj nga data e ndalimit të tij në Rusi ose ekstradimit të tij në Rusi”, raportoi gjykata.
Kasparov është një shahist i njohur, i cili ka qenë fitues tetë herë i Olimpiadave Botërore të Shahut. Ai njoftoi tërheqjen e tij nga shahu profesional në vitin 2005.
Po ndodh...
Po vjen Republika e Re që shpalli Basha, përpara 10 vitesh!
ide
Mungesa e moralit, si mburojë për Ballukun
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

