Fluks i lartë në Kakavijë, vijojnë protestat e fermerëve grekë

Fluks i shtuar lëvizjesh është regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në pikën kufitare mes Shqipëria dhe Greqia, konkretisht në doganën e Kakavijë.
Sipas të dhënave zyrtare, në të dyja anët e kufirit kanë lëvizur gjithsej 7 919 shtetas, prej të cilëve 5 253 në hyrje dhe 2 666 në dalje. Po ashtu, janë regjistruar 2 675 mjete, me 1 626 hyrje dhe 1 049 dalje.
Ndërkohë, mediat greke bëjnë me dije se aksi Kakavijë–Janinë do të vijojë të jetë i hapur për qarkullimin e automjeteve gjatë periudhës së festave të Krishtlindjeve. Segmenti rrugor në zonën e Kallpaqit nuk do të bllokohet, pavarësisht protestës së fermerëve, blegtorëve dhe bletarëve.
Sipas raportimeve, protestuesit kanë vendosur të pezullojnë përkohësisht bllokadat deri të premten, më 26 dhjetor, për të shmangur vështirësi në lëvizje dhe për të mos krijuar probleme për qytetarët gjatë festave.
Po ndodh...
Po vjen Republika e Re që shpalli Basha, përpara 10 vitesh!
ide
Mungesa e moralit, si mburojë për Ballukun
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
