Te Dortmundi nuk ka më vend, portieri shqiptar mund ti bashkohet skuadrës tjetër të Bundesligës gjermane
20 Korrik 2025, 18:10 / SPORT

Portieri shqiptar, Diant Ramaj mund të rikthehet në Gjermani, te skuadra e Bundësligës, Heidenheim.
“Sky Sport” raporton se 23-vjeçari tashmë ka rënë dakort me kushtet e ofruar ndërsa pritet vetëm marrëveshja mes Heidenheim dhe Borusia Dortmundit.
Kujtojmë që sezonin e kaluar gardiani luajti i huazuar në Danimarkë te Kopenhagën, por është në pronësi të Dortmundit me një kontratë deri në vitin 2029.
Portieri shqiptar duket se nuk ka vend te verdhezinjtë dhe kthimi në Gjermani do të ishte marrëveshje e mirë për karrierën e tij.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

