Rumani-Kosovë/ Ndërprerja e ndeshjes në Bukuresht, UEFA nis procedurën disiplinore

Sfida mes Rumanisë dhe Kosovës e vlefshme për Ligën e Kombeve u ndërpre dje pak çaste para fundit.
Ishte përfaqësuesja e Kosovës që braktisi ndeshjen pas ofendimeve raciste që vinin nga shkallët e stadiumit në Bukuresht. Të gjithë sytë janë te UEFA, për vendimin që këto të fundit do të marrin.
UEFA me një përgjigje tregon se janë hapur procedurat për ngjarjet që ndodhën në Bukuresht, ndërsa informacione të mëtejshme do të jepen në vijim.
“Procedura u hapën pas ndeshjes së Ligës së Kombeve mes Rumanisë dhe Kosovës. Procedurat disiplinore kanë nisur kundër federatës rumune dhe federatës kosovare, në përputhje me nenin 55 të rregullores disiplinore të UEFA-s. Informacione të mëtejshme rreth këtyre procedurave do të jenë në dispozicion në kohën e duhur”, shkruhet në përgjigjen e UEFA-s për gazetën “Koha Ditore” në Kosovë.
-
-
Nations League/ Shqipëria pret Çekinë, njihuni me titullarët
16 Nëntor, 19:39
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


