Pushime “me detyrim” dhe hap i madh në karrierë, futbollisti i Kombëtares drejt transferimit në SHBA

17 Qershor 2025, 16:03 / SPORT ALFA PRESS

Pushime “me detyrim” dhe hap i madh në karrierë,

Një tjetër futbollist i Kombëtares shqiptare të futbollit po bëhet gati t’i japë lamtumirën futbollit europian dhe të transferohet në SHBA. Mbrojtësi Enea Mihaj, bëhet e ditur se është pranë finalizimit të transferimit të tij në një klub me shumë emër në MLS.

Sipas “Givemesport”, Mihaj dhe klubi i Atlanta Junajtid janë shumë pranë akordit, pasi kanë gjetur parimisht gjuhën e përbashkët për të nënshkruar një marrëveshje afatgjatë mes tyre. Klubi kërkon përforcime në prapavijë gjatë verës dhe bëhet e ditur se Mihaj është elementi i përzgjedhur për qendrën e mbrojtjes.

Megjithatë, mbrojtësi nuk mund të firmosë deri më 24 korrik, kur hapet merkato e transferimeve në SHBA, ndaj do të bëjë pushime të zgjatura deri atëherë. Më pas, ai pritet të luajë 10 ndeshjet e fundit të sezonit të rregullit si titullar me skuadrën e cila ka bërë investime shumë të mëdha gjatë viteve të fundit duke afruar sulmues si Miguel Almiron, Aleksej Mirançuk dhe Emanuel Late Lath, i cili në fakt është blerja rekord e MLS-së.

Po ndodh...

ide