Nuk kanë fund problemet për klubin e Premier League, i hiqen edhe dy pikë të tjera nga klasifikimi
8 Prill 2024, 16:37 / SPORT

Nuk kanë fund problemet për Everton. S’mjafton fakti se rrezikon rënien nga kategoria, por së fundmi, klubi i Premier League ka marrë një goditje.
Evertonit i janë zbritur dy pikë në renditje për shkeljen e rregulloreve të Premier League në lidhje me produktivitetin dhe qëndrueshmërinë ekonomiko-financiare. Klubi anglez kështu e pëson për herë të dytë, pasi fillimisht në shkurt iu hoqën 6 pikë.
Në këto kushte, komplikohet shumë qëndrimi i Everton mes skuadrave më të mira në Angli, pasi ekipi e sheh veten në vendin e 16-të. Problemet brenda klubit janë reflektuar edhe në rezultatet në fushë, me ekipin që ka marrë vetëm një fitore në 5 ndeshjet e fundit.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
