Nga Ranieri tek Alegri, kush është shkarkuar si Tiago Mota te Juventusi

Të shkarkosh një trajner gjatë sezonit, nuk është një praktikë në stilin e Juventusit. “Zonja”, historikisht, i ka thënë lamtumirë një trajneri më shumë në fund të vitit sesa gjatë sezonit, megjithëse disa mund të kenë qenë jo plotësisht në përputhje me ambiciet dhe pritshmëritë e fillimit.
Megjithatë, ata kanë qëndruar gjithmonë larg nga marrja e vendimeve të nxituara ose nga nxitimi për një ndryshim të shpejtë në stol. “Zonja” gjithmonë ka provuar të qëndrojë deri në fund me trajnerin që ka nisur sezonin.
Andrea Anjeli gjatë 13 viteve të tij si numri një i klubit nuk i ka thënë lamtumirë askujt gjatë një kampionati, por në historinë e klubit, edhe pse të pakta, ka pasur 8 ndryshime që kanë shënjuar kaq shumë sezone. Nga i pari që daton në gjysmën e dytë të viteve ’50 deri tek i fundit, i vitit të kaluar.
Kush janë të shkarkuarit para fundit të kampionatit? Emri i parë është Sandro Pupo që është shkarkuar gjatë sezonit 1956- 1957, më pas është Ljubisa Broçiç në sezonin 1958-1959. I radhës është Paulo Amaral më 1963-1964, ndërsa në 1969-1970 ishte Luis Karniglia.
Për shkarkimin e radhës nga pankina duhet të kalojnë shumë vite, dhe vetëm mes sezonin 1998-1999 vjen shkarkimi i Lipit. Klaudio Ranieri (2008-2009) dhe Çiro Ferrara (2009-2010) janë emrat që pasojnë, përpara se Maks Alegri të shkarkohej sezonin e kaluar 2023-2024. I fundit është Mota.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




