Pak para nisjes së mitingut të PS, bien Facebook dhe Instagram! Përdoruesit hasin problematika

12 Qershor 2026, 16:04 / AKTUALITET ALFA PRESS

Pak para nisjes së mitingut të PS, bien Facebook dhe Instagram!

Shumë përdorues të rrjeteve sociale po përballen me probleme në përdorimin e Facebook, Facebook Messenger dhe Instagram gjatë paradites së së premtes.

Sipas platformës së monitorimit të ndërprerjeve online, Downdetector, raportimet për probleme nisën të shtohen rreth orës 15:30 me orën e Shqipërisë. Një pjesë e përdoruesve nuk kanë mundur të hyjnë në llogaritë e tyre në Facebook, ndërsa të tjerë kanë marrë mesazhin e gabimit: "This page isn't available right now" ("Kjo faqe nuk është e disponueshme për momentin").

Probleme janë raportuar edhe në Instagram, ku faqet dhe postimet nuk ngarkohen normalisht, si dhe në Facebook Messenger, ku shumë përdorues kanë hasur vështirësi në dërgimin dhe marrjen e mesazheve.

Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar nga kompania mëmë Meta Platforms mbi shkakun e problemeve apo kohën kur shërbimet pritet të rikthehen plotësisht në funksion.

Ndërkohë, kjo ndërprerje vjen në një moment kur vëmendja pritet të përqendrohet edhe te zhvillimet politike në vend. Pas pak, në orën 17:00, Partia Socialiste ka njoftuar mbledhjen e saj në Sheshin Italia në Tiranë, ndërsa vetëm një orë më vonë pritet të nisë marshimi popullor drejt Kryeministrisë.

 

Po ndodh...

ide

Nga Neli Demi 12:52 IDE

Gen Z

Nga Neli Demi