Pasi u zgjodh anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, Stresi i shkon në zyrë Berishës: Nuk u dorëzua

Pasi u zgjodh anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, reperi i njohur Stresi ka shkuar në zyrën e Sali Berishës për ta uruar mbi heqjen e non gratës nga SHBA.
Ka qenë vetë këngëtari që ka bërë lajmin e ditur përmes një videoje të postuar në rrjetin social Facebook, ndërsa e shoqëron me tekstin e këngës “Mos u dorëzo se merr fund, bëhu i fortë dhe thuaj që ‘asnjëherë nuk u ndala’.
“Kam vendosur të hedh një hap më shumë për vendin tim, për të rinjtë dhe për zërin e një brezi që shpesh është ndjerë i papërfaqësuar. Kandidimi im për Këshillin Kombëtar të PD-së nuk është thjesht politikë është përgjegjësi, përfaqësim dhe besim tek rinia shqiptare.
Kam ardhur nga rruga, nga jeta reale, nga sfidat që çdo i ri i njeh mirë. Prandaj dua që zëri ynë të dëgjohet aty ku merren vendimet. Nuk ka më kohë për heshtje, për largime apo për dorëzim. Ka ardhur koha që rinia të ngrihet, të flasë dhe të marrë vendin që meriton”, ka deklaruar Stresi ditën që kanidoi
Po ndodh...
ide
Cikloni gjeopolitik dhe paktet e fundit të tranzicionit shqiptar
Gen Z
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128