Ndizet merkato/ Çelsi synon gardianin Menja, francezi pret kuqezinjtë

Ambicia udhëheq zgjedhjet e jetës. Kjo ndodh në çdo fushë profesionale. Nëse, përveç projekteve që dëshiron të realizosh, ke edhe një person referimi, një figurë besimi, atëherë gjithçka është gati. Për Majk Menja ka ndodhur pikërisht kjo. Francezi verën e kaluar, kur ishte i zhytur në mendimet e tij dhe sinqerisht e shihte veten më larg Milanit sesa brenda tij, gjeti një pikë të fortë te Alegri.
Majk, i ardhur nga një sezon ku në Milanelo ishin prishur rregullat, skenari më i keq për një perfeksionist dhe ambicioz si ai, e pa trajnerin si njeriun e rregullit që i duhej. Një trajner që riktheu menjëherë qartësinë në grup dhe i kushtoi portierit shumë kohë për të kuptuar nevojat e tij dhe për t’i shpjeguar projektin e klubit.
Një vit më vonë, ajo që dukej e fortë është bërë e paqëndrueshme: në Milanelo dhe sidomos në “Casa Milan” gjithçka po rrjedh, por në cilin drejtim? Për momentin nuk dihet. Majk Menja është si tregjet financiare, vuan nga pasiguria, dhe kur ka pasiguri vijnë humbjet. Dhe ja, Milani rrezikon ta humbasë atë, i cili vëzhgon gjithçka me kujdes dhe mendon kryesisht për dy faktorë, Champions League dhe Alegri. Për Mike duhet të jenë të dyja.
Francezi nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për të qenë në majat e futbollit europian, dhe rinovimi i kontratës deri në 2031 tregon se ai do t’i arrijë këto maja me Milanin. Por në sytë e tij, mungesa e Champions League këtë sezon duhet të mbetet një përjashtim. Mos u mashtroni nga rinovimi i fundit. Kur ai nënshkroi, nuk kishte dyshime se Milani do të përfundonte të paktën në vendin e katërt dhe as se me Alegrin ishte hapur një cikël i rëndësishëm. Tani këto dyshime ekzistojnë.
PROJEKTI DHE SHIRITI I KAPITENIT
Alegri ka qenë shumë pranë tij në verën 2025. Në një moment, francezi kishte thënë “po” për Çelsin, dhe nëse Milani do të kishte arritur marrëveshje me klubin anglez, sot nuk do të flisnim më për Majk. Më pas ndërhyri Alegri, i cili i bëri të qartë drejtuesve se për të rindërtuar një cikël fitues duhet të mbështeten te lojtarë si Menja. Në të njëjtën kohë, ai punoi direkt me lojtarin, duke i shpjeguar rëndësinë e tij dhe duke i konfirmuar se do të mbante shiritin e kapitenit.
Pika kulmore ishte ardhja e Klaudio Filipit, ish-bashkëpunëtor i Alegrit te Juventusi, me të cilin Menja krijoi menjëherë respekt profesional. Performanca e tij u kthye në nivele të larta. Tani, megjithatë, rikthehen “sirena” nga Anglia. Çelsi nuk e ka harruar kurrë Menja, edhe pse për momentin është vetëm fazë informative. Por në varësi të përfundimit të sezonit, situata mund të ndryshojë. Megjithatë, peshorja e Menja mund të mos anohet plotësisht drejt Çelsi. Premier League është joshëse, por atje vitin tjetër nuk luhet Champions League.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128