EMRAT/ Operacioni i AMP-së në Sarandë dhe Ksamil, pas shefit të Komisariatit arrestohet edhe shefi i Krimeve

15 Maj 2026, 22:33 / AKTUALITET ALFA PRESS

EMRAT/ Operacioni i AMP-së në Sarandë dhe Ksamil, pas shefit

Detaje të reja kanë dalë nga operacioni i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në Sarandë, Ksamil dhe zona të tjera përreth, në kuadër të hetimeve që lidhen me ndërtimet pa leje të kryera në jug të vendit.

Mësohet se në pranga kanë rënë shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë, Gëzim Bashllari, shefi i Krimeve të Sarandës, Andi Duro, si dhe dy specialistë të policisë.

Ndërkohë, mediat raportojnë se priten edhe arrestime të tjera në kuadër të hetimeve për përfshirjen e efektivëve në abuzimet me ndërtimet pa leje në zonat më të lakmuara bregdetare të jugut, Sarandë dhe Ksamil.

Bëhet me dije se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, punonjësit e policisë dyshohet se kanë pasur rol në lejimin apo mosndalimin e ndërtimeve pa leje.

Ndërkohë, ende nuk ka një reagim zyrtar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ndërsa pritet që të ketë një njoftim zyrtar.

Po ndodh...