Napoli konfirmon transferimin e mesfushorit shqiptar
8 Janar 2025, 19:52 / SPORT

Mesfushori me origjinë shqiptare, Luis Hasa, është transferuar te Napoli. Klubi napoletan ka bindur Leccen dhe ia ka dalë që të sigurojë shërbimet e Hasës, me lajmin që është ndarë me fansat nëpërmjet kanaleve zyrtare.
“SSC Napoli njofton se ka marrë përfundimisht shërbimet sportive të futbollistit Luis Hasa nga Lecce”, shkruhet në faqen zyrtare të Napolit.
Sa i takon shifrave, Napoli ka paguar rreth 500 mijë euro. Kujtojmë që 21-vjeçari ka qenë pjesë e Juventusit, ndërsa ka hasur vështirësi për të fituar minuta te Lecce.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Nga Blendi Kajsiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
Besmir Semanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


