Mungesë e mistershme e Edon Zhegrovës te Kosova, humb ndeshjet e qershorit për “arsye personale”

Edon Zhegrova duket se ka nisur para kohe pushimet e tij pasi nuk d të jetë pjesë e grumbullimit të Kosovës për ndeshjet miqësore të qershorit ndaj Çekisë dhe Andorrës.
Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur nëpërmjet një njoftimi se Zhegrova do mungonte për arsye personale, ndërsa nga grumbullimi ishte larguar Dellova i cili kishte dëmtim, duke u zëvendësuar nga Fazliji.
Futbollisti Lumbardh Dellova është liruar nga grumbullimi i Kombëtares së Kosovës për shkak të lëndimit të pësuar në ndeshjen e zhvilluar të hënën me klubin e tij, CSKA Sofia kundër Ludogorets.
Dellova iu nënshtrua sot ekzaminimeve mjekësore nga stafi mjekësor i Kombëtares, me ç’rast u konstatua se ka pësuar frakturë në shputën e këmbës dhe u vërtetua se periudha e rikuperimit do të jetë më e gjatë sesa kohëzgjatja e këtij kampi.
Ndërkaq, Kombëtares në këtë grumbullim, për arsye personale, nuk do t’i bashkohet Edon Zhegrova.
E nga data 28 maj, pjesë e kampit të Kombëtares do të jetë Betim Fazliji, futbollist i skuadrës zvicerane St. Gallen, i cili rikthehet në fanellën dardane pas një kohe të gjatë.
Dardanët do t’i vazhdojnë nesër përgatitjet për ndeshjet miqësore ndaj Çekisë dhe Andorrës, me stërvitjen e radhës që mbahet në orën 11:30, në Kampin Nacional në Hajvali./Panorama Sport
Po ndodh...
Si i "mashtroi" Lulzim Basha demokratët për Sali Berishën!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128