Romancë e re në horizont? Jennifer Lopez dhe Brett Goldstein të pandarë në eventin e Netflix

27 Maj 2026, 23:16 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Romancë e re në horizont? Jennifer Lopez dhe Brett Goldstein të

Jennifer Lopez dhe aktori britanik Brett Goldstein kanë nxitur thashetheme për një romancë të mundshme, pasi u shfaqën shumë të afërt në tapetin e kuq të premierës së filmit të tyre të ri “Office Romance”.

Dyshja mori pjesë në premierën botërore të filmit të Netflix në Los Angeles, ku pozuan së bashku para kamerave dhe shkëmbyen momente që tërhoqën vëmendjen e fansave dhe mediave rozë.

Në fotografitë nga eventi, aktori shihet me dorën rreth belit të këngëtares ndërsa më pas ajo pozon e kapur për krahu me të në tapetin e kuq. 

Reagimet në rrjetet sociale nuk munguan, me shumë fansa që komentuan se dyshja duket shumë mirë së bashku dhe se mes tyre vihet re një kimi e fortë.

Filmi “Office Romance” ndjek historinë e dy kolegëve që përfshihen në një lidhje sekrete në ambientet e punës.

Këto raportime vijnë pak kohë pasi Jennifer Lopez finalizoi divorcin nga Ben Affleck në fillim të vitit 2025.

Po ndodh...

ide