SHBA synon të hapë një qendër karantine në Kenia, Rubio: Nuk do të lejojmë që Ebola të hyjë në SHBA

27 Maj 2026, 23:53 / BOTA ALFA PRESS

SHBA synon të hapë një qendër karantine në Kenia,

Shtetet e Bashkuara nuk do të lejojnë asnjë rast të Ebolës të hyjë në territorin e tyre dhe do të ngrenë një qendër karantine në Kenia, tha Sekretari i Shtetit Marco Rubio, ndërsa virusi ka shpërthyer në Republikën Demokratike të Kongos.

“Ne nuk mund dhe nuk do të lejojmë asnjë rast të vetëm të Ebolës të hyjë në Shtetet e Bashkuara”, tha Sekretari i Shtetit i SHBA-së para mbledhjes së kabinetit të thirrur nga Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Ai theksoi se qeveria amerikane po punon “pa pushim për të përmbajtur këtë krizë në vendet ku ajo po përhapet aktualisht, veçanërisht në RDK”, si dhe me monitorim, në mënyrë që “të sigurohet që askush i infektuar me Ebola të mos hyjë në këtë vend dhe të na shkaktojë probleme”.

Ndërsa shpërthimi përhapet në Republikën Demokratike të Kongos, Shtetet e Bashkuara po kërkojnë të hapin një qendër karantine në Kenia për raste të dyshuara ose të konfirmuara të Ebolës, kryesisht amerikanë, tha një zyrtar i qeverisë amerikane në kushte anonimiteti, duke konfirmuar një raport të Wall Street Journal.

Qendra është projektuar “për t’u lejuar amerikanëve që duhet të largohen shpejt nga Republika Demokratike e Kongos dhe të futen në karantinë të marrin kujdes me cilësi të lartë pa pasur nevojë të përballojnë rreziqet që lidhen me një udhëtim të gjatë kthimi në Shtetet e Bashkuara”, tha zyrtari.

Po ndodh...

ide