Milani e ka seriozisht me Brojën, çon emisar për ta parë kundër Italisë

15 Qershor 2024, 12:14 / SPORT ALFA PRESS

Milani e ka seriozisht me Brojën, çon emisar për ta parë
Armando Broja, pas një gjysmë-sezoni për tu harruar tek Fulham, po ndiqet me interes nga disa ekipe në Premier League, teksa është vënë në “shënjestër” edhe nga Milani në Itali.

Mediat e huaja raportojnë se mbrëmjen e sotme në stadiumin “Signal Iduna Park” pritet të jetë i pranishëm edhe një skaut i kuqezinjve. Ai do të ndjekë nga afër në aksion sulmuesin 22-vjeçar në duelin Shqipëri-Itali, i vlefshëm për grupin B të Euro 2024.

Vëzhguesi i klubit historik italian do të mbajë shënim gjithçka në lidhje me Brojën, emri i të cilit është lidhur edhe më parë me një kalim të mundshëm në “San Siro”.

Tashmë interesimi është më tepër se serioz dhe te Milani e cilësojnë “yllin” shqiptar si një element të rëndësishëm për përforcimin e ofensivës së skuadrës së Paulo Fonsecas.

Sulmuesi shtatlartë është në pronësi të Chelseat, klub me të cilin Milani ka prej vitesh marrëdhënie shumë të mira, diçka që e lehtëson transferimin e lojtarit në Milano.

 

Po ndodh...

ide