“Ose do të kemi një marrëveshje të shkëlqyer ose do të kthehemi në frontin e betejës”, çfarë paralajmëron Trump
25 Maj 2026, 17:39 / BOTA

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar sërish lidhur me situatën e marrëveshjes me Iranin.
Pavarësisht njoftimeve dhe raportimeve për arritjen e një marrëveshje të mundshme mes vendeve, Trump duket se nuk heq dorë nga kërcënimet.
Edhe pse tha se negociatat po shkonin mirë, presidenti amerikan thekson se luftimet do të rifillonin nëse nuk arrihej një marrëveshje e përshtatshme.
“Negociatat me Republikën Islamike të Iranit po ecin mirë! Ose do të jetë një marrëveshje e shkëlqyer për të gjithë ose aspak – kthim në frontin e betejës dhe luftime, por më të mëdha dhe më të forta se kurrë më parë – dhe askush nuk e dëshiron këtë!”, ka thënë ai.
Po ndodh...
Si i "mashtroi" Lulzim Basha demokratët për Sali Berishën!
Nga Ermal Peçi
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128