Ndeshjen e fundit e luajti si kapiten, zyrtarizohet largimi i parë nga Tirana

25 Maj 2026, 19:08 / SPORT ALFA PRESS

Ndeshjen e fundit e luajti si kapiten, zyrtarizohet largimi i parë nga

Anxhelo Tafas e ka mbyllur me Tiranën, teksa lajmin e ka konfirmuar vetë 25-vjeçari me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Tafas ishte protagonist deri më 7 shkurt, madje duke luajtur si titullar dhe në çdo ndeshje deri në atë moment.

Sfida e fundit ku u aktivizua ishte ndaj Dinamos dhe mbajti shiritin e kapitenit.

“Faleminderit KF Tirana! Mirënjohës ndaj stafit, bashkëlojtarëve dhe gjithë tifozërisë. Suksese gjithmonë”, shkruan Tafas që konfirmon largimin.

Tirana ka si portier titullar Visar Bekajn. Ky i fundit ishte nga rikthimet e bujshme të merkatos së dimrit.

Po ndodh...

ide