Rama në Durrës: Në krye të opozitës, një mbetje e neveritshme e komunizmit!
Partia Socialiste feston sot 35-vjetorin e themelimit të saj në Durrës. I pranishëm në këtë aktivitet, kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij, ku foli për një sërë çështjesh duke mos i kursyer kritikat për opozitën.
Ai u shpreh se në krye të opozitës, ‘qëndron ende një mbetje e komunizmit”. Rama gjithashtu tha se falë përkushtimit të PS, Shqipëria ndodhet me pranë Bashkimit Europian.
Ndërsa solli në vëmendje edhe protestat e opozitës, duke u shprehur se e vetmja e arsye sipas tij që dalin me molotovë e fishekzjarrë është për të zënë vend në mediat e huaja dhe qëllimi i tyre i vetëm është të ‘nxijnë Shqipërinë’
“PS që në themelimin e saj është kujdesur ta përcaktojë se është parti antifashiste, liberale dhe e lidhur ngushtë me vlerat e asaj lufte nacionalçlirimtare që e vendos Shqipërinë në krahun e duhur të historisë. PS i ka vlerësuar komunistët për atë që kanë qenë dhe ka refuzuar komunizmin për atë që ka prodhuar dhe nuk është e rastit që sot e gjithë ditën në anën tjetër vazhdon dhe mbijeton në krye të asaj që gabimisht quhet opozitë, një mbeturinë e komunizmit, në formën e vet më të neveritshme. E komunizmit që formën e vet më të keqe e ka te komunisti antikomusit. Por ky nuk është problemi jonë dhe ne nuk na intereson kjo, por për ilustrim e solla në vëmendje. Si mund të krahasohej Shqipëria e fundosur e piramidave. Mashtrimi më i madh në histori, nuk kishte si të ishte një Shqipëri pa një mijë e një gropa e boshllëqe, por u riangazhua me të ardhmen, me botën për të rivendosur rregull me tokën që deri në atë moment ishte hapur dhe bërë humnerë. Morën rrugët me molotovë dhe gëzoheshin që fotografitë e flakdanëve që qëllonin mbi kryeministri e xhami dilnin në mediat e botës. Nxorën flamuj të gjermanisë në bulevard për herë të parë në historinë e pluralizmit, se kishim parë flamuj të amerikës. Flamuj të Gjermanisë nuk kishim parë që të dilnin”, tha ai.
Po ndodh...
Si i "mashtroi" Lulzim Basha demokratët për Sali Berishën!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128