E trishtë! Vdes në moshën 26-vjeçare portieri i kombëtares së Malit të Zi

15 Qershor 2024, 11:37 / SPORT ALFA PRESS

E trishtë! Vdes në moshën 26-vjeçare portieri i
Matija Sarkiç, portieri i kombëtares së Malit të Zi, i cili ishte pjesë e Millwallit në Championship, ka ndërruar jetë në moshën 26-vjeçare

Ngjarja e hidhur ndodhi gjatë mëngjesit të sotëm në Budva, teksa raportohet se “gardiani” është përballur me probleme shëndetësore, të cilat i kanë marrë jetën më pas.

Sarkiç debutoi në vitin 2019 me kombëtaren e Malit të Zi, teksa në datën 5 qershor ishte titullar në miqësoren ndaj Belgjikës. Sfidë ku ishte më i miri i skuadrës së tij.

Të gjithë në klub dërgojnë gjithë dashurinë dhe ngushëllimet e tyre për familjen dhe miqtë e Matijas në këtë kohë jashtëzakonisht të trishtuar. Klubi nuk do të bëjë komente të mëtejshme në këtë moment. Dhe kërkon që të respektohet privatësia e familjes së Matijas”, lexohet në komunikatën e Millwallit.

 

Po ndodh...

ide