Mallorca e Muriqit nuk bën dot surprizën, Atletico Madrid rikthehet te fitorja

Atletico Madrid fiton në shtëpi 2-0 ndaj Mallorca-s dhe rrit kështu presionin ndaj Real Madrid-it, i cili do të ndeshet në orën 21:00 ndaj Espanyol.
Goli i parë i ndeshjes u shënua nga braziliani Samuel Lino në minutën e 25′, pas asitit të Giuliano Simeone.
Muriqi me shokë nuk arritën dot të reagonin dhe të ndryshonin rezultatin. Djemtë e Simeone-s bëjnë atë që dijnë të bëjnë më mirë, të mbrohen por edhe të dalin në kundërsulme të shpejta. Në minutën e fundit, pasi një aksioni të shpejtë, Griezmann shënon një supergol duke vulosur fitoren 2-0.
Pas 22 javësh, Atletico renditet në vendin e dytë me 48 pikë, 1 pikë më pak se Real-i i vendit të parë dhe 6 pikë më shumë se Barcelona e vendit të tretë, por dy rivalët nuk i kanë luajtur ende ndeshjet e tyre.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


