Liga e Kombeve/ Ukraina shtang Gjeorgjinë, kalon në avantazh

16 Nëntor 2024, 19:10 / SPORT ALFA PRESS

Liga e Kombeve/ Ukraina shtang Gjeorgjinë, kalon në avantazh

Grupi B1 në Ligën e Kombeve, pjesë e të cilit është edhe Shqipëria, ka nisur me një sfidë kyç mes Gjeorgjisë dhe Ukrainës në Tbilisi.

Kjo sfidë, paralelisht me atë mes Shqipërisë dhe Çekisë, do të jenë përcaktuese për të ndarë se cilat skuadra luftojnë për ngjitjen në Ligën A dhe kush për të qëndruar në Ligën B.

Ndërkohë Ukraina ka befasuar vendasit duke shënuar golin e avantazhit që në minutën e 7-të. Në fakt ka qenë një autogol i Solomon Kvirkvelia i cili u ka dhënë epërsinë ukrainasve.

Me këtë rezultat, Gjeorgjia ka 6 pikë, po aq sa Shqipëria, ndërsa Ukraina ngjitet në kuotën e 7-pikëve.

 

Po ndodh...