
Juventus mbyll transferimin e parë në janar, për 15 milionë euro

14 Janar 2025, 14:58 / SPORT
Juventus ka mbyllur transferimin e parë të merkatos së janarit. Pas disa ditësh negociata, drejtori sportiv Giuntoli ka mbyllur marrëveshjen me Vitoria Guimaraes për mbrojtësin e djathtë Alberto Costa.
Mbrojtësi 22-vjeçar, i cili pëlqehej edhe nga Sporting CP, do të veshë menjëherë fanellën bardhezi, duke forcuar skuadrën e trajnerit Thiago Motta.
Transferimi u mbyll pasi Juventus i pagoi klubit portugez afërsisht 13 milionë euro, plus dy të tjera në bonus. Alberto Costa mbërrin po sot në Torino, ku do të nënshkruajë një kontratë që do ta lidhë me klubi bardhezi deri në vitin 2029.=
Ndërkohë, nga Juventus do të largohet Danilo, që pret ta zgjidhë në mënyrë konsensuale kontratën.

Një herë për Berishën tani për veten, "8 Janari" i dytë i Ramës!
nga Bato Kosova
ide

SPAK po ju rrëzon Maskat!
Nga Ermal Peçi

Pafuqia e të plotfuqishmit…
Nga Albi Xhunga

Shkëlqimi i Erionit ra, por hijet që ai la pas, ngelen
Nga Doriana Musai
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128