Jasir Asani afër transferimit të Partizani

Sulmuesi i Shqipërisë, Jasir Asani, mund të rikthehet së shpejti te Partizani.
Pas aventurës në Korenë e Jugut dhe transferimit te iranianët e Esteghlal, situata e tensionuar në Lindjen e Mesme e detyroi klubin iranian të lejojë largimin e lojtarëve të huaj për arsye sigurie.
Asani u rikthye në Shqipëri, por dokumentacioni i tij mbetet ende i paqartë, duke penguar një transferim të menjëhershëm në një kampionat tjetër.
Prej disa ditësh, “mëngjarashi i artë” po stërvitet në kompleksin e kuq nën urdhrat e stafit teknik të Partizanit.
Fillimisht kjo ishte vetëm një mënyrë për të ruajtur formën, por tashmë është shndërruar në një pistë konkrete merkatoje. Burime për Top Channel konfirmojnë se drejtuesit i kanë paraqitur lojtarit një ofertë zyrtare për ta mbajtur deri në fund të këtij sezoni.
Ky rikthim do të ishte një shtysë e madhe për sulmin e Partizanit në garën për titullin kampion, ndërsa për Asanin do të siguronte minuta të vlefshme në këmbë dhe një vend të garantuar në fokusin e Kombëtares.
Për më tepër, rikthimi në ambientin ku u rrit si futbollist dhe ku gëzon mbështetjen e pakursyer të tifozëve, e bën këtë mundësi edhe më tërheqëse.
Po ndodh...
ide
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128