OBSH: 3,300 të vdekur në luftën e Iranit, 30,000 të plagosur

4 Prill 2026, 16:58 / BOTA ALFA PRESS

OBSH: 3,300 të vdekur në luftën e Iranit, 30,000 të plagosur

Organizata Botërore e Shëndetit ka raportuar bilancin e derimëtanishëm të luftës në Iran, ku thekson se, 3,300 njerëz u vranë dhe më shumë se 4.3 milionë u zhvendosën në javët e para të luftimeve në Lindjen e Mesme.

Mediat e huaja shkruajnë se, më konkretisht, drejtoresha rajonale e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Mesdheun Lindor, Hanan Balki, dha një pasqyrë të përgjithshme të ndikimit të luftës në Iran gjatë javëve të para.

Në një konferencë për shtyp, ajo deklaroi se luftimet kanë shkaktuar një nga krizat më të gjera në dekadat e fundit, duke rezultuar në, më shumë se 3,300 vdekje, më shumë se 30,000 të lënduar të raportuar, më shumë se 4.3 milionë njerëz u zhvendosën, ndërsa janë regjistruar 116 sulme të verifikuara ndaj objekteve të kujdesit shëndetësor.

Po ndodh...

ide