Ish-trajneri i Kukësit prezantohet te klubi italian...
17 Dhjetor 2024, 21:12 / SPORT

Diego Longo më në fund ka mundësinë të tregojë sa vlen si trajner edhe në vendlindjen e tij. Italiani i cili ka drejtuar tre skuadra në futbollin shqiptar në vitet e kaluara, sot më në fund ka nënshkruar kontratën e tij të parë në drejtim në vendlindje.
Pasi përshkoi etapat si trajner i parë në radhët e Kukësit, Flamurtarit e Teutës në futbollin shqiptar, ashtu si edhe të Çindia në Rumani, Longo është kthyer në vendlindje ku ka gjetur një pankinë në Serinë C.
Klubi i Sestri Levante, i ka besuar atij drejtimin, duke shpresuar që të arrijë të nxjerrë skuadrën nga kriza.
Ajo aktualisht gjendet në vendin e parafundit në grupin e vet në Serinë C, me 13 pikë në 10 ndeshje të luajtura, duke rrezikuar seriozisht rënien te amatorët.
-
Ndarja që transformoi Rusinë: Bolshevikët kundër Menshevikëve
17 Dhjetor, 21:06 -
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


