Interi mbetet pa trajner, zbulohen dy objektivat e klubit zikaltër për pankinën. Njëri është milanist i deklaruar

3 Qershor 2025, 17:32 / SPORT ALFA PRESS

Interi mbetet pa trajner, zbulohen dy objektivat e klubit zikaltër për

Interi nis kërkimin për trajner, ashtu si thuajse të gjithë klubet e tjera të mëdha italiane në këtë verë. Klubi zikaltër, pasi ka mësuar vendimin e Simone Inzagit për t’u larguar nga drejtimi, tashmë është në luftë me kohën për të gjetur një kandidat të denjë për stolin që të nisë punën menjëherë.

Interi merr pjesë në Botërorin e Klubeve dhe pas një shuplake të rëndë në finalen e Ligës së Kampioneve, i duhet të bëjë një paraqitje të mirë në turneun debutues në SHBA.

Në klub e kishin menduar hipotezën e largimit të Inzagit prej ditësh ndaj kanë piketuar që tani dy emrat kryesorë.

I pari është Çesk Fabregas, i cili ndonëse ka bërë vetëm një vit në drejtim në Serinë A, shihet nga të gjithë si një teknik i cili prodhon lojë dhe siguron rezultate, siç ka bërë me Komon.

Problemi mbetet të bindet trajneri që të hedhë këtë hap të rëndësishëm kaq herët në karrierë, duke rrezikuar të digjet nëse gjërat nuk shkojnë në mënyrën ë duhur.

Emri tjetër është ai i Roberto De Zerbit. Italiani ka bërë emër më shumë në Europë se sa në Itali e tashmë drejton Olimpik Marsejën.

Jo më larg se sot në mëngjes deklaroi për mediat se nuk kishte marrë asnjë lloj oferte nga klube italiane. Por një ofertë nga Interi mund të tundojë këdo, edhe pse De Zerbi ëhstë deklaruar gjithmonë si një tifoz milanist.

Gjithçka duhet të mbyllet para datës 11 qershor, kur skuadra do të nisë udhëtimin drejt SHBA, për të nisur grumbullimin atje për Botërorin e Klubeve.

 

Po ndodh...

ide