Finalja e Europa League, publikohen formacionet zyrtare të Tottenham-Manchester United

Finalja e Europa League këtë mbrëmje sjell përballë dy gjigantë anglezë në një nga momentet më të vështira të historisë së tyre moderne.
Tottenham Hotspur dhe Manchester United do të zbresin në fushën e San Mamés në Bilbao për të luftuar jo vetëm për një trofe europian, por edhe për një biletë drejt Champions League sezonin e ardhshëm – një shans i artë në fund të një sezoni zhgënjyes.
Të dyja skuadrat po kalojnë sezonin e tyre më të dobët në dekada në Premier League, duke u renditur përkatësisht në vendin e 16-të dhe 17-të, çka e bën këtë finale jo vetëm prestigjioze, por jetike për të shpëtuar sezoni dhe për të garantuar pjesëmarrjen në arenën më të madhe europiane.
Manchester United, i drejtuar nga trajneri Rúben Amorim, kërkon të rikthehet në skenën e madhe dhe të rigjejë identitetin e humbur.
Nga ana tjetër, Tottenham, në një krizë të thellë formash dhe rezultateve, e sheh këtë ndeshje si mundësinë e fundit për të larguar retë që kanë zënë klubin gjatë gjithë sezonit.
Atmosfera në Bilbao është elektrizuese, me mijëra tifozë që kanë zbarkuar në qytet për të ndjekur këtë përballje të zjarrtë.
Spektakli është i garantuar, por presioni është i jashtëzakonshëm – sepse për të dyja skuadrat, kjo finale është shumë më tepër se një trofe.

Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





