Epoka Maran nisi me humbje, Kombëtarja bie në renditjen e FIFA, Kosova nuk ndryshon

Pas përfundimit të ndeshjebve të para miqësore për muajin qershor, FIFA ka përditësuar klasifikimin e saj.
Kombëtarja shqiptare që e nisi me një humbje ndaj Izraelit epokën e Rolando Maran ka humbur një pozicion teksa tani e sheh veten në vendin e 65 të klasifikimit me 1382.49 pikë.
Ajo që nuk ka pësuar ndryshime në klasifikimin e FIFA është Kosova që ka ruajtur vendin e 78 me 1317.17 pikë pavarësisht humbjes në miqësoren me Çekinë në pasditen e 31 majit. Gjithsesi si Kombëtarja shqiptare ashtu edhe Kosova mund të pësojnë sërish ndryshime në klasifikimin e FIFA pas ndeshjeve respektive me Luksemburgun dhe Andorrën që do të luhen në 6 dhe 7 qershor.
Përsa i përket vendeve të para, në krye është ngjitur Argjentina që ka fituar 2 pozicione me skuadrën Albiceleste që përfitoi nga humbja e Francës në miqësoren me Bregun e Fildishtë, një disfatë që e zbriti skuadrën e Deschamps në vendin e 3. Mes këtyre dy skuadrave, në vendin e dytë pozicionohet Spanja që barazoi 1-1 me Irakun.
Po ndodh...
ide
Klithma e bukur e protestës, kundër estabilishmentit Rama-Berisha
Një Shqipëri PA RAMËN, PA BERISHËN!
Përse protesta buçet: Rama në burg, Berisha në burg!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128